Më shumë se një në dy fëmijë ose adoleshentë (53%), që jetojnë në shtëpi me një anëtar të familjes që vuan nga skleroza laterale amiotrofike (SLA), kanë probleme në lidhje me vetëvlerësimin dhe aftësitë socio-emocionale.
Prania e sëmundjes, në fakt, edhe pse nuk vuan drejtpërdrejt nga ajo, mund ta bëjë fëmijën më pak të sigurt, sipas një hulumtimi, i emërtuar “Baobab” (nga emri i pemës së librit “Princi i vogël” nga Antoine de Saint-Exupery), i botuar në Scientific Reports.
Studimi, që përfshiu 25 familje, me gjithsej 38 të mitur nga 7 deri në 18 vjeç, u publikua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve dhe Adoleshentëve.
Fëmijët me një anëtar të familjes së prekur nga SLA mund të kenë vështirësi më të mëdha në zhvillimin e afektivitetit pozitiv.
Kjo do të thotë se, në rritjen e tyre, ata mund të kenë pengesa më të mëdha në shprehjen e emocioneve të tyre dhe, për rrjedhojë, të kufizojnë aftësinë e tyre për t’u socializuar.
Hulumtimi tregon, gjithashtu, se ata kanë edhe një shkallë të lartë autonomie dhe se, me kalimin e kohës, kjo aftësi për të reaguar në jetën e përditshme shndërrohet në aftësi për zgjidhjen e problemeve.
“Ndikimi i bllokimit kundër COVID-19 ka konfirmuar rolin themelor që luajnë shkolla, aktivitetet sportive dhe artistike në jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve, gjë që bëhet edhe më thelbësore për familjet që jetojnë me sëmundje aq të rënda sa SLA”, thekson Prof. Ines Testoni, autore e studimit.
Sipas studiuesve, dëgjimi, mirëkuptimi dhe mbështetja, janë veprimet që u duhen fëmijëve.ATSH