Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar më 3 vjet e pesë muaj burgim Skender Krasniqin, për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqit.
Sipas vendimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kjo ka qenë vrasje nga pakujdesia.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në njoftim./UBTNews