Dr Nick Maynard, kirurg në shoqatën bamirëse “Ndihma Mjekësore për Palestinezët”, thotë se situata në Spitalin Al-Aksa në Gazën qendrore është krejtësisht “e pamenaxhueshme” për shkak se qindra viktima kanë nevojë për kujdes çdo ditë.
“Disa qindra njerëz pranohen çdo ditë”, tha Maynard për Al Jazeera. “Nuk kishte staf të mjaftueshëm… dhe sallat e operacionit ishin plot njerëz gjatë gjithë kohës”.
“Ishin skena që nuk i kam parë kurrë më parë në spital dhe kam qenë kirurg për shumë e shumë vite”.
Maynard nga Oksfordi është një nga shumë punonjës shëndetësorë që evakuoi spitalin në fillim të kësaj jave, derisa bombardimet izraelite u rritën në zonë./UBTNews/