Miliona vjet pas ekzistencës së dinosaurëve në Tokë, u prezantua para publikut skeleti i një Tyrannosaurus Rex gjigant në Zvicër të mërkurën, para se të dalë në ankand muajin e ardhshëm.
Mishngrënësi gjigant, i njohur si TRX-293 Trinity, pritet të shitet mes 5 milionë (5.43 milionë dollarë) dhe 8 milionë franga zvicerane (8.70 milionë dollarë). Ai do të dalë në shitje në Cyrih më 18 prill.
“Emri i këtij skeleti është ‘Trinity’, sepse është ndërtuar nga tre individë dhe të gjithë u gjetën në SHBA”, tha Cyril Koller, pronar i shtëpisë së ankandit që kryen shitjen.
Pjesa tjetër e emrit rrjedh nga 293 kockat në skeletin e saj.
Zbulimet e fosileve të T-Rex janë jashtëzakonisht të rralla, tha Hans-Jakob Siber, një paleontolog në Muzeun e Dinozaurëve Aathal në Zvicër./UBTNews/