UBT News

Skeleti i një dinosauri gjendet në oborrin e një shtëpie në Portugali

Skeleti i një dinosauri 24 metra i gjatë u gjet në oborrin e një shtëpie në Portugalinë Qendrore.

Paleontologët nga Spanja dhe Portugalia, që punojnë në qytetin Pombal, besojnë se mund të jenë mbetjet e dinosaurit më të madh sauropod që u gjend në Evropë.

Sauropodët janë dinosaurë me katër këmbë që ushqehen me bimë. Ata karakterizohen me qafë dhe bisht të gjatë.

Gërmimi filloi kur pronari i tokës e hetoi se ka eshtra në pronën e tij në vitin 2017 gjatë disa punimeve për ndërtim./UBTNews/

Exit mobile version