Një skelet i një Tyrannosaurus rex 67 milionë vjeçar i është shitur një individi privat për 5.55 milionë franga zvicerane (6.2 milionë dollarë; 5 milionë funte). Kjo është hera e parë që një T. rex del në ankand në Evropë.
Shkencëtarët janë të shqetësuar për rritjen e numrit të fosileve të dinosaurëve që përfundojnë në koleksione private. Shitje të tilla janë relativisht të rralla.
Vitin e kaluar një skelet T. rex, i cili pritej të kapte deri në 25 milionë dollarë (21 milionë funte) në ankand, u tërhoq pasi u ngritën dyshime se nga kishin ardhur pjesët e tij./UBTNews/