Ky skelet që i përket racës Gorgosaurus, kushëririt të T-rex, u zbulua në vitin 2018 dhe gjeti një blerës prej gjashtë milionë dollarësh.
Ankandi që u mbajt nga Sotheby’s në Nju Jork ishte shtëpia e skeletit të dytë të dinosaurit, që kompania shiti.
Para kësaj, një fosil dinozauri T-rex i quajtur Sue, i cili ndodhej në Muzeun Field në Çikago, u shit për 8,36 milionë dollarë.
Vlerësohet se deri më sot janë gjetur rreth 20 fosile Gorgosaurus. Ky është i vetmi Gorgosaurus që i përket duarve private.
Ky përbindësh që jetoi 77 milionë vjet më parë, ishte pak më i vogël se kushëriri i tij T-rex, por ishte dukshëm më i shpejtë dhe kishte një nofull të fortë. Gorgosaurus kishte gjithashtu një dorë me dy gishta. /UBTNews/