UBT News

Skandali i korrupsionit në BE: Dy të dyshuarit kryesorë largohen nga burgu

Dy të dyshuarit kryesorë në hetimin për ryshfetin e dyshuar nga Katari dhe Maroku në Parlamentin Evropian u larguan nga burgu në Bruksel të enjten për arrest shtëpiak.

Eurodeputeti belg Marc Tarabella dhe ish-deputeti italian i BE-së, Pier Antonio Panzeri u liruan me byzylykë elektronikë në rezidencat e tyre në Belgjikë.

Kjo do të thotë se një ligjvënëse greke në parlament, Eva Kaili, mbetet e vetmja e dyshuar që është ende në burg. Ajo pritet të kalojë në paraburgim në shtëpi në ditët në vijim me një byzylyk elektronik.

I ashtuquajturi hetim i ‘Katargate’ fokusohet në përpjekjet e supozuara nga shteti i Gjirit dhe Maroku “për të blerë ndikim” në parlament, asamblenë e zgjedhur drejtpërdrejt të Bashkimit Evropian.

Të dy vendet mohojnë çdo përfshirje, ashtu si edhe Kaili dhe Tarabella./UBTNews/

Exit mobile version