UBT News

Skandal në Kullën e Londrës! Protestuesit hedhin krem mbi Kurorën Mbretërore, arrestohen katër persona

Një mëngjes turistik në Kullën e Londrës u shndërrua në incident kur protestuesit hodhën thërrime dhe krem pastiçerie mbi vitrinën ku ekspozohen Kurorët Mbretërorë.

Katër persona u arrestuan nga autoritetet britanike, në bashkëpunim me Policinë e Qytetit të Londrës dhe ekipin e sigurisë së Kullës.

Ata i përkasin grupit Take Back Power, që kërkon krijimin e një asambleje të përhershme qytetare dhe taksimin më efektiv të pasurive të mëdha. Shtëpia e Xhevahireve u mbyll përkohësisht për publikun për shkak të hetimeve.

Kurora Perandorake, e krijuar më 1937 për kurorëzimin e Mbretit George VI, është e zbukuruar me mijëra diamante, perla, safirë dhe smeralde. Incidenti nuk shkaktoi dëme, por ngriti shqetësime mbi sigurinë e trashëgimisë mbretërore.

Protestuesit mbajtën një tabelë me mbishkrimin: “Demokracia ka rënë. Taksoni të pasurit”, ndërsa një punonjës i Kullës ndërhyri menjëherë, duke lejuar arrestimin e tyre para se situata të përshkallëzohej.

Hetimet vazhdojnë dhe seksioni i ekspozitës do të mbetet i mbyllur deri në përfundimin e tyre. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version