Në mungesë të votave nga deputetët e Kuvendit ka bërë që të mos kalojë rezoluta e LVV-së e propozuar pas interpelancës së ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë në territorin në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës. Në këtë votim morën pjesë vetëm 23 deputetë.
Në pikën të kësaj rezolute është kërkuar që “Institucionet e Kosovë të ndërmarrin masat e nevojshme dhe t’i përdorin të gjithë mekanizmat kushtetues e institucional për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”. Kurse në pikën e dytë është kërkuar që brenda dy muajve të vendoset një nënstacion i Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës.