Ka përfunduar rundi i parë i votimit, ku morën pjesë 81 deputetë, 69 votuan pro Vjosa Osmanit dhe 12 vota të pavlefshme.
Rrjedhimisht Osmani nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur presidente e vendit.
Kurse kundërkandidati i Vjosa Osmanit, Nasuf Bejta asnjë votë nuk e mori.
Sot në votim po marrin pjesë edhe deputetët nga pakicat jo serbe, Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, e që të dy dje nuk kishin marrë pjesë në seancë./UBTNews