UBT News

S’ka marrëveshje në mes të Britanisë dhe Francës për propozimin e armëpushimit në Ukrainë

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar tha se “asnjë marrëveshje” nuk është arritur në mes të francezëve dhe britanikëve për një plan armëpushimi njëmujor për Ukrainën.

I pyetur për planin, për të cilin presidenti francez, Emmanuel Macron i tha një gazete franceze të dielën, Luke Pollard i tha BBC-së se “Ky nuk është një plan që ne e njohim aktualisht”.

Ai shtoi se “një sërë opsionesh të ndryshme” po diskutohen “privatisht”.

Luke Pollard thotë se ajo që ka rëndësi është ndërtimi i një plani që sjell paqe të qëndrueshme “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai gjithashtu tha së se SHBA është “një aleat kyç” dhe “do të ketë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar”, duke përmendur “marrëdhëniet e thella të mbrojtjes” midis dy vendeve.

Kjo vjen pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer mbajti një samit të liderëve evropianë për të diskutuar arritjen e paqes në Ukrainë, vetëm dy ditë pas vizitës dramatike të presidentit të Ukrainës, Volodymr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Exit mobile version