Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar raportin vjetor Financiar Autoriteti të Aviacionit Civil për vitin 2020. Këtu u tha se nuk ka pasur përpjekje për lëvizje në korridorin me Serbinë.
Kryetar i këtij komisioni, Armend Muja, tha se duhet të punohet në hapësirat ajrore, e sidomos në atë me Serbinë.
Bujar Ejupi, Drejtor i Përgjithshëm i Autoriteti të Aviacionit Civil, tha se për hapësirat e larta ajrore ende janë në kontroll të KFOR-it.
“Buxheti i autoritetit për 2020 ka qenë urgjent shkaku i pandemisë. Ndikimi i pandemisë ka qenë në të hyrat e autoritetit civil. Me uljen e udhëtarëve kemi pasur edhe ulje të hyrave sa i përket tarifës së sigurisë janë vetëm 1 milion e 15 mijë të hyra. Në total mbi 1 milion kanë qenë të hyra. Sa i përket shpenzimeve për shkak të pandemisë është kërkuar shkurtime buxhetore dhe ka pasur edhe kursime buxhetore. Sa i përket shifrave nga buxheti 85% shpenzohet për paga. Pjesa më e madhe e shpenzimeve është eliminuar”.
“Gjendja aktuale është që hapësirat e larta ajrore është e kontrolluar nga KFORI. Për hapësirën e ulët është përgjegjësi e avigimit ajror. Në korridorin me Serbinë këtë vitin e fundit nuk ka pasur lëvizje vetëm në vitin 2019 për hapjen e një rruge ajrore. Sa i përket rregullave ndërkombëtare janë rregulla strike ku kërkojnë tarifa për shërbime. Unë nuk e shoh të mundshëm me kërkua taks. Ne nuk barazojmë të hyrat me shpenzime”.
Jeta Statovci nga VV-ja tha se nga tabela financiare nuk reflekton buxheti nga shteti mbi 900 mijë euro.
“I keni vetëm tarifat dhe jo buxhetin”.
Ndërsa, Shqipe Selishta nga Autoriteti i Aviacionit Civil, ka shpjeguar se ku janë shpenzuar mjetet.
“Te shpenzimet e telefonisë janë mbi 8000 mijë. Shpenzimet e trajnimit mbi 6000. Shërbime shtypi dhe kontraktuese janë po ashtu mbi 6000. Te shërbimet teknike kemi mbi 1000 euro një revistë e aviancionit. Te blerja e mobileve janë blerë kompjuterë. Te furnizimi për zyre janë mbi 3000 euro ku janë shpenzuar për furnizim për letër”.
Po ashtu, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në agjendë kishte shqyrtimin raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020. Mirëpo, ky raport u shty për javën e ardhshme.