UBT News

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së VV-së për dialogun

Me një orë vonesë ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës. Për shkak të mungesës së kuorumit, u pamundësua votimi i rezolutës së VV-së për dialogun.

“Nuk kemi kuorum të mjaftueshëm për të votuar propozim rezolutën për dialogun, por mund të procedojmë me pikat tjera të rendit të ditës”, ka thënë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Kjo seancë ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, mirëpo për shkak të mungesës së deputetëve, seanca u shtye për një orë.

Pika e parë e rendit të ditës është interpelanca e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, pastaj vazhdon interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Exit mobile version