UBT News

S’ka kuorum për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë sërish marrëveshjet ndërkombëtare. Në mungesë kuorumi, të njëjtat janë shtyrë për një seancë të ardhshme.

Fillimisht të pranishëm ishin 80 deputetë, për votimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe Fondit OPEC. Por vetëm 76 deputetë kanë votuar për këtë marrëveshje ndërkombëtare, ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë fare në votim.

Ndërkaq, për 10 marrëveshjet tjera ndërkombëtare nuk ka pasur kuorum të nevojshëm që të hidhen në votim.

Exit mobile version