Për shkak të mungesës së kuroumit nuk ka dalë në votim rezoluta për çështjen e të pagjeturve.
Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci ka deklaruar se fatkeqësisht deri më tani nuk kanë marrë të dhëna të qarta se si po trajtohet çështja e të pagjeturve në dialogun Kosovë-Serbi.
“Dy pikat e rezolutës janë se çështja e të pagjeturve s’mund të ndërlidhet, kushtëzohet apo ndërvaret nga asnjë çështje tjetër. Pika e dytë, Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë të mos pranojë të bisedojë me asnjë zyrtar të Serbisë pa ofrimin e menjëhershëm të informacioneve për vendndodhjen e të gjithë personave që nuk janë gjetur”, theksoi ajo.
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka thënë pas leximit të këtyre pikave se në Kuvend s’ka kuorum për ta votuar andaj ka kërkuar që sapo të mundësohet kuorumi rezoluta të dalë në votim.