Në mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja e komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kjo për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të opozitës në votim të rendit të ditës.
Në rend dit ka qenë e paraparë të miratohet projekt-rezoluta për raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin 2022 dhe shqyrtimi i planeve vjetore të performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.
Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala tha se në mungesë të kuorumit dështon mbledhja.
Ai tha se mbledhja e radhës së Komisionit pritet të mbahet pas Vitit të Ri.
“Nuk kalon rendi ditës, nuk ka kuorum. Shihemi pas Vitit të Ri në sesionin e ri pranveror”, tha Shala.