Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, sot ka thënë se sipas vlerësimeve, rritja ekonomike në vitin 2022 pritet të shënojë rritje të ngadalësuar prej 3 deri 4 për qind, kryesisht për shkak të tkurrjes së kërkesës së brendshme dhe rritjes së importit, ndërsa eksportet kanë ndikuar pozitivisht.
Në konferencën e fundvitit, guvernatori Mehmeti ka thënë se viti 2022 ka shënuar një ritëm më të shpejtë të rritjes edhe për remitancat e dërguara nga diaspora në Kosovë. Sipas Mehmetit, vlera e remitancave të pranuara deri në fund të muajt tetor 2022, është 1 miliard euro, që paraqet rritje vjetore 5.5 për qind.
Rritja e kërkesës së brendshme në Kosovë gjatë këtij viti është reflektuar në një vlerë më të lartë të importit të mallrave, i cili deri në shtator 2022 ka shënuar vlerën 4.15 miliardë euro apo një rritje vjetore prej 24.6 për qind.