UBT News

Situatë e qetë në veri, rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara, ndërsa mbyllen shkollat e dyqanet

Situata e përgjithshme në veri të vendit aktualisht është e qetë. Rrugët në drejtim të kufijve Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të mbeten të bllokuara.

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në katër komunat veriore të Kosovës sot nuk kanë mbajtur mësim, ndërsa as studentët nuk kanë vijuar ligjëratat e tyre.

Po ashtu, shumë dyqane në veri të Mitrovicës janë të mbyllura, përveç barnatoreve dhe dyqaneve me artikuj ushqimorë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke iu ofruar siguri dhe rend të gjithëve pa dallim. 

Exit mobile version