Situata në Ukrainë tregon se ndihma ushtarake e BE-së është “vendimtare”, tha të martën shefi i politikës së jashtme të bllokut.
“Situata bën që ndihma jonë ushtarake është ende më e rëndësishme, vendimtare, kritike, ajo mund të bëjë një ndryshim”, u tha Josep Borrell gazetarëve në pragun e takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.
“Mendoj se gjëja e rëndësishme është të vendoset baza për financim më të mirë të zhvillimit të mbrojtjes evropiane. Ne kemi nevojë për më shumë financime private dhe më shumë financime publike”, tha ai, transmeton AA.
I pyetur në lidhje me qëndrimin bllokues të Hungarisë ndaj fondit të Fondit Evropian të Paqes (EFF) për Ukrainën, Borrell tha se Budapesti “ka shqetësime që nuk lidhen saktësisht me çështjen e mbrojtjes”.
“Firmat hungareze janë marrë me problemet në Ukrainë. Ukraina po merret me minoritetin hungarez në territorin e saj. Ne po bëjmë maksimumin për t’i zgjidhur këto probleme”, tha ai.
Edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është deklaruar se Rusia shkeli ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën dhe se Kievi ka të drejtën të vetëmbrohet dhe vendet e NATO-s kanë të drejtën ta ndihmojnë atë.