Shumë njerë janë bllokuar pa ushqim dhe ujë në Khan Younis. Askush nuk mund t’i arrinte, askush nuk mund t’i evakuonte; ata janë njerëz që nuk kanë pasur kohë të evakuohen.
Forcat izraelite hodhën fletëpalosje në pjesët lindore të Khan Younis dhe më pas filluan të bombardojnë të gjitha pjesët e qytetit.
Palestinezët nuk kanë ku të shkojnë dhe po kërkojnë strehim sa në një vend në një tjetër, por të gjitha rrugët janë të mbushura me njerëz, veçanërisht në zonën al-Mawasi, e cila gjithashtu është sulmuar disa herë nga forcat izraelite.
Vetëm një spital funksionon në Khan Younis dhe ai është spitali Nasser. Prej aty është bërë thirrje për njësi gjaku për të trajtuar të gjitha lëndimet që po merren çdo minutë.
Prej tre ditësh, ka zona ku mjekët nuk kanë mundur të arrijnë në Khan Younis. Dhe për këtë arsye numri i të vdekurve dhe numri i të plagosurve mund të rritet.
Situata në Khan Younis është shkatërruese. Granatimet dhe sulmet ajrore vazhdojnë dhe çdo palestinez që përpiqet të lëvizë në një zonë më të sigurt, larg sulmeve ajrore, kuadrotët izraelitë kanë në shënjestër njerëzit./UBTNews/