Situata me COVID-19 në Rusi është ‘shqetësuese’, paralajmëroi ministri i shëndetësisë. Mikhail Murashko tha se shumica e njerëzve nuk po i respektojnë rekomandimet e dhëna.
Që nga fillimi i pandemisë në Rusi janë regjistruar 1.3 milion raste me COVID-19, dhe mbi 22 mijë viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.
Në Moskë mësimi po mbahet online./UBTNews