UBT News

Situata me COVID-19 në QKUK dhe spitalet e Kosovës

Në Kosovë kanë rënë rastet me Covid-19 javët e fundit, kjo ka ndikuar që të bie edhe numri i të hospitalizuarve. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës aktualisht janë 55 pacientë të shtrirë, 15 të konfirmuar pozitiv me Covid-19, kurse 46 të tjerë në oksigjeno-terapi.

Në Klinikën Infektive po trajtohen 15 pacientë, një në gjendje të rëndë. Në spitalet e pergjithshme 13 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19, nëntë janë në oksigjeno-terapi, gjithsej 22 pacientë.

Sa i përket komunave, qyteti i Ferizajit prin me efikasitetin e saj në parandalimin e Covid-19 duke mos pasur asnjë pacient në spitalin e tyre. Në Gjakovë po trajtohet vetëm një pacient, Vushtria po ia del me dy pacientë, në Gjilan vetëm tre pacientë të hospitalizuar, e Mitrovica me katër pacientë. Qytetet me më së shumti pacientë të hospitalizuar janë Prizreni me pesë dhe Peja me shtatë./UBTNews

(Drini Ismajli, Shkenca Politike në UBT)

Exit mobile version