UBT News

Situata e rënduar nga zjarret, Kurti viziton Suharekën

Tash e disa ditë komuna e Suharekës është duke u ballafaquar me disa vatra zjarri.

Kryetari i komunës, Bali Muharremaj mëngjesin e kësaj të marte ka pritur kryeministrin e vendit, Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Muharremaj deklaroi se gjendja është e rënduar dhe kapacitetet i kanë të vogla.

“Gjendjen e kemi të rëndë, por jemi duke u munduar që ta kontrollojmë. Kemi kërkuar ndihmë edhe prej FSK-së, por i kemi kapacitetet shumë të vogla, ku kemi vetëm 12 zjarrfikës. Temperaturat janë të larta por përveç temperaturave kemi edhe një erë të fortë gjë që e ndihmon rritjen e zjarrit”, është shprehur Muharremaj.

Exit mobile version