Shërbimi shëndetësor i Irlandës bëri të ditur se ka mbyllur sistemin e saj të teknologjisë së informacionit (IT) pasi është shënjestruar nga një “sulm i rrezikshëm kibernetik”
Shërbimi shëndetësor i Irlandës bëri të ditur se ka mbyllur sistemin e saj të teknologjisë së informacionit (IT) pasi është shënjestruar nga një “sulm i rrezikshëm kibernetik”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet e shërbimit shëndetësor deklaruan se lëvizja është një masë paraprake dhe se prenotimet për vaksinimin kundër koronavirusit (COVID-19) nuk janë prekur.
Mbetet e paqartë se sa i thellë ishte problemi në sistemin shëndetësor. Spitali i lindjes Rotunda i Dublinit tha se ka anuluar shumicën e termineve rutinë për shkak të problemit të IT-së, duke e quajtur rastin si “situatë kritike të urgjencës”.
“Është kryer një sulm i rrezikshëm ransomware në sistemet IT të shërbimit shëndetësor”, shkroi institucioni në Twitter.
“Kemi marrë masa paraprake të mbylljes së të gjitha sistemeve tona IT në mënyrë që të mbrohemi nga ky sulm dhe të na lejojnë të vlerësojmë plotësisht situatën me partnerët tanë të sigurisë”, thuhet më tej.
Në SHBA, tubacioni më i madh i karburantit të vendit u godit me një sulm kiberenetik (ransomware) një javë më parë. Sulmi në tubacionin kolonial shkaktoi radhë të gjata në pikat e karburantit për shkak të problemeve të shpërndarjes dhe panikut për mungesë të furnizimit në mijëra pika karburanti.
Sulmet ngritën edhe njëherë shqetësimet në lidhje me cenueshmërinë e infrastrukturës kritike nga grupet e hakerëve dhe kriminelëve.