UBT News

Sistemi i sigurisë së Android Google Play Protect një dështim i vërtetë

Nga 20 mijë maluerët e testuar, Google Play Protect identifikoi vetëm 2/3 e tyre çka bëri që AV-TEST ti jepte notën zero në mbrojtje.

Një raport i publikuar ditën e sotme nga AV-TEST zbuloi se Google Play Protect, sistemi i integruar Android kundër maluerëve, nuk arrin të mbrojë përdoruesit.

AV-TEST është një prej laboratorëve lider të testimit të antivirusëve dhe zgjidhjeve anti-maluer duke provuar dhjetëra produkte sigurie përballë një liste maluerësh dhe virusesh.

Nga 20 mijë maluerët e testuar, Google Play Protect identifikoi vetëm 2/3 e tyre çka bëri që AV-TEST ti jepte notën zero në mbrojtje.

Play Protect qëndron në fund të 15 produkteve të testuara të sigurisë. Sistemi identifikoi 68.8% të maluerëve.

Gjithashtu dështoi edhe në testimin e aplikacioneve të padëmshme. Nga 10 mijë aplikacionet e padëmshme të testuara, Play Protect i identifikoi gabimisht 70 prej tyre si maluerë.

Në fund AV-TEST tha se mbrojtja që jep Google Play Protect është e dobët. Në testimin e 2021, 9 aplikacione antivirusi në Android morën pikët maksimale prej 18 me Avast në krye.

Lista e aplikacioneve me pikët maksimale është simëposhtë:

  • Avast
  • AVG
  • Bitdefender
  • F-Secure
  • G DATA
  • Kaspersky
  • McAfee
  • NortonLifeLock
  • Trend Micro

/PCWorld Albanian

Exit mobile version