Vlerësimet e reja tregojnë se Austrisë së shpejti i kërcënohet një krizë e re, pasi sistemi i pensioneve mund të bëhet më i shtrenjtë në vitet e ardhshme.
Vala e rritjes së çmimeve nuk është një barrë vetëm për popullsinë, por edhe për buxhetin.
Paketa e ndihmës shtetërore, e cila synon lehtësimin e qytetarëve, përbën një barrë të madhe për financat e vendit dhe prej vitesh dihet se sistemi austriak i pensioneve mund të jetë së shpejti në prag të kolapsit.
E përditshmja “Kronen Zeitung” shkruan se shteti duhet të ndajë nga buxheti 19.7 miliardë euro për pensionet në vitin 2030, madje 29 miliardë euro në vitin 2035. Kriza aktuale e bën këtë problem edhe më të vështirë.