Rreth 100 mijë njerëz kanë kaluar kufirin libanez sërish në Siri qëkur Izraeli filloi të sulmonte Libanin, tha për CNN Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Zëdhënësi i UNHCR-së, Matthew Saltmarsh, i përshkroi sulmet në Liban gjatë javës së fundit të shtatorit si “më intensivet” që nga viti 2006. Disa nga ata që ikën nga vendi janë plagosur drejtpërdrejt nga sulmet.
“Libanezët janë të mësuar që vendi i tyre të jetë një fushëbetejë. Refugjatët që kanë ikur nga Siria në kërkim të sigurisë tani po përballen me realitetin e zhvendosjes edhe një herë në Liban për shkak të armiqësive të vazhdueshme”, shtoi ai.
Sipas UNHCR-së, shumica e sirianëve të zhvendosur janë gra dhe fëmijë./UBTNews/