UBT News

Sirianët dhe ukrainasit e meritojnë trajtimin e njëjtë, thotë kryetari i Komisionit të OKB-së

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), mbi 300 mijë shtetas sirianë kanë vdekur në dhjetë vite të luftës e cila ende po rrënon vendin. Konflikti, i cili filloi në vitin 2011, nuk është as afër fundit.

Në një intervistë për Euronews, shefi i Komisionit për Sirinë i OKB-së, tha se këto të dhëna – në të cilat nuk përfshihen luftëtarët – reflektojnë gravitetin e situatës.

“Diçka që raporti zbulon shumë qartë është mungesa e mbrojtjes së civilëve. Asnjë fraksion, asnjë palë në konfliktin në Siri nuk kujdeset për mbrojtjen e jetëve të civilëve. Ky është realiteti”, tha Pinheiro.

Ai gjithashtu shprehu keqardhje për standardet e dyfishta të pritjes së refugjatëve, kur krahason trajtimin që morën sirianët dhe ukrainasit që ikin pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Ka çiltërsi dhe bujari ndaj Ukrainës që unë nuk e kritikoj fare. Ata e merituan. Por do të doja shumë që i njëjti trajtim të zbatohej edhe për refugjatët sirianë”, tha Pinheiro.

Krimet e luftës në duart e gjykatave kombëtare

Përballë miliona ukrainasve të drejtuar kah vendet anëtare të BE-së, blloku aktivizoi një rregull të vitit 2001 të quajtur Direktiva e Mbrojtjes së Përkohshme në fillim të marsit. Ligji u jep refugjatëve ukrainas dhe familjeve të tyre që ikin nga vendi për një vit dhe deri në tre vjet qëndrim, kujdes shëndetësor dhe të drejtën për të punuar ose studiuar.

Pavarësisht se janë prekur edhe nga lufta, sirianët nuk kanë përfituar kurrë nga një ligj i tillë – as në momentet më të errëta të krizës së refugjatëve në vitin 2015.

I pyetur rreth mundësisë së gjykimit nga gjykatat penale ndërkombëtare të atyre që janë përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Siri, Pinheiro pranoi se gjykatat kombëtare do të jenë ato që do të marrin drejtimin./UBTNews/

Exit mobile version