Media shtetërore në Siri thotë se të enjten Izraeli sulmoi dy aeroporte, njërin aeroport në kryeqytetin Damask dhe tjetrin në qytetin Aleppo.
Agjencia shtetërore e lajmeve Sana raportoi se si pasojë e shpërthimeve të raketave janë dëmtuar pistat e këtyre aeroportet dhe për këtë ato janë jashtë shërbimit.
Mediat lokale raportojnë se sistemet e mbrojtjes ajrore siriane janë lëshuar në përgjigje të sulmeve.
Monitoruesi i luftës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) raportoi disa shpërthime në Aleppo./UBTNews/