Ministria e Shëndetësisë e Sirisë ka regjistruar 39 vdekje nga kolera dhe afro 600 raste në një shpërthim të përhapur në vendin e shkatërruar nga lufta që OKB paralajmëruan se po “evoluon në mënyrë alarmante”.
Gjithsej 594 raste janë regjistruar në 11 nga 14 provincat e saj që nga fundi i muajit të kaluar, tha ministria e shëndetësisë të martën vonë.
Shumica e atyre që kanë vdekur janë në provincën veriore të Alepos dhe nuk ishte menjëherë e qartë nëse të vdekurit ishin përfshirë në numrin e përgjithshëm të rasteve.
Ky është shpërthimi i parë i madh i kolerës në Siri në më shumë se një dekadë.
Sëmundja mund të përhapet në zona të banuara ku nuk kanë rrjetet e duhura të kanalizimeve ose rrjetin e ujit të pijshëm.
Sëmundja po bën rikthimin e saj të parë të madh që nga viti 2009 në Siri, ku gati dy të tretat e impianteve të trajtimit të ujit, gjysma e stacioneve të pompimit dhe një e treta e kullave të ujit janë dëmtuar nga më shumë se një dekadë lufte, sipas OKB.
Burimi i shpërthimit të fundit besohet të jetë lumi Eufrat i cili është kontaminuar nga ndotja e ujërave të zeza.
Pavarësisht ndotjes, mbi pesë milionë nga rreth 18 milionë banorët e Sirisë mbështeten në Eufrat për ujin e tyre të pijshëm, sipas OKB-së./UBTNews/