UBT News

Siria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën

Syrians wave flag of Russia and a portrait of President Bashar al-Assad during a rally in support of Russia in the Syrian capital Damascus, on March 25, 2022. - Russia, which invaded Ukraine end of February, has honed its military know-how and sharpened its tactics after intervening over six years ago in Syria to shore up key ally President Bashar al-Assad. The launch of Russia's military intervention in Syria marked a turning point in Assad's fortunes, and has enabled Moscow to deepen its military, economic and cultural ties with the regime. (Photo by LOUAI BESHARA / AFP) (Photo by LOUAI BESHARA/AFP via Getty Images)

Siria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën, tha qeveria e vendit të mërkurën. Lajmi vjen pas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se qeveria e tij po ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, gjatë muajit qershor.

“Republika Arabe Siriane ka vendosur të prishë marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën në përputhje me parimin e reciprocitetit dhe në përgjigje të vendimit të qeverisë ukrainase”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve.

Zelensky njoftoi për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Qeverinë e presidentit Bashar al-Assad, pasi Damascusi njohu pavarësinë e dy republikave separatiste të Donetskut dhe Luhanskut të mbështetura nga Rusia, që ndodhen në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore.

Siria ishte vendi i parë, pas aleatit të saj të ngushtë, Rusisë, që njohu pavarësinë e rajoneve të shkëputura dhe shprehu zotimin e saj për të ndërtuar marrëdhënie diplomatike me to muajin e kaluar./UBTNews/

Exit mobile version