UBT News

Siria miraton shpërndarjen e ndihmave në vijat e frontit

Media shtetërore siriane thotë se qeveria tani ka dhënë leje që ndihma ndërkombëtare e destinuar për viktimat e tërmetit të dërgohet në territorin e kontrolluar nga rebelët përtej linjave qeveritare, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Sipas medias shtetërore, shpërndarja e ndihmave do të mbikëqyret nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe Siriane me ndihmën e OKB-së.

Nëse arrihet kjo, do të jetë një hap shumë i mirëpritur për ata që jetojnë në zonat nën kontrollin e grupeve rebele në veri të Sirisë, të cilët deri më tani kanë marrë vetëm ndihmë të kufizuar në formën e kamionëve me ndihma të OKB-së që kanë udhëtuar përtej kufirit me Turqia.

Ndërkohë, zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka kërkuar që të arrihet një armëpushim i menjëhershëm në Siri pas tërmetit./UBTNews/

Exit mobile version