Forcat e sigurisë të administratës së re në Siri filluan një operacion kundër elementëve të regjimit të rrëzuar Baath në qytezën Al-Sanamayn në qytetin Daraa në jug të vendit.
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet e sigurisë, në operacionin e nisur nga Forcat e Përgjithshme të Sigurisë kundër elementëve të armatosur të regjimit të rrëzuar që refuzuan të dorëzonin armët në Al-Sanamayn, marrin pjesë edhe njësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Përleshjet po vazhdojnë në qytezën e cila ndodhet në veri të Daraas.
Pas rrëzimit të regjimit Baath, Forcat e Përgjithshme të Sigurisë kanë kryer operacione në shumë rajone të Sirisë kundër elementëve të ish-regjimit që nuk dorëzuan armët.