UBT News

Siri: Kurdët thonë se kanë rimarrur burgun që ishte sulmuar nga IS

Forcat kurde në Siri, të cilat janë të mbështetura nga SHBA-ja, sot thanë se rimorën plotësisht një burg në qytetin verilindor të Hasakës, i cili ishte sulmuar nga grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik (IS), duke i dhënë fund sulmit më të madh xhihadist në vend në tre vjet.

Në një deklaratë, Farhad Shami i Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët tha se ata kishin rikthyer kontrollin pas operacionëve mbi burgun në Hasaka pasi të gjithë luftëtarët e grupit të ISIS-it u dorëzuan.

OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës kishin shprehur frikë për fatin e të miturve që jetonin përkrah afro 5000 të burgosurve në burgun e mbipopulluar.

Më shumë se 100 xhihadistë nga grupi IS javën e kaluar sulmuan burgun Ghwayran në Hasaka, i mbajtur nga një administratë gjysmë autonome kurde.

Sulmi në objektin e drejtuar nga kurdët përfshinte një sulm të dyfishtë vetëvrasës me bombë, e më pas xhihadistët filluan të lironin anëtarët e tjerë të IS-it, të kapnin armë dhe të pushtonin një sërë blloqe burgjesh.

Ky konsiderohet si sulmi më i sofistikuar i kryer nga grupi që kur u mund territorialisht në Siri gati tre vjet më parë./UBTNews/

Exit mobile version