UBT News

Siri: Foshnjat vdesin nga i ftohti

Të paktën dy foshnja kanë vdekur si pasojë e të ftohtit të madh në Sirinë veriperëdimore, sipas OKB-së.

Dy foshnje kanë vdekur nga moti i ashpër në Sirinë veriperëndimore, ku bora dhe shiu kanë shkatërruar çadrat e qindra familjeve të zhvendosura, thanë Kombet e Bashkuara të martën.

“Një vajzë shtatë ditëshe dhe një vajzë dy muajshe kanë vdekur nga të ftohtit në provincën Idlib”, i tha AFP-së, agjencia humanitare e OKB-së OCHA.

Një korrespodent tha se foshnjat u dërguan në një spital të specializuar në fshatin Idlib, i cili ka pranuar një fluks fëmijësh ditët e fundit për shkak të temperaturave nën zero.

Vdekjet për shkak të të ftohtit janë një dukuri vjetore në Siri, për të cilën OKB thotë se është shtëpia e 2.8 milionë njerëzve të zhvendosur.

“Fëmijët janë të rrezikuar nga i ftohti. Ata jetojnë në tenda të vjetruara dhe ka mungesë të rrobave dimërore dhe karburantit”, tha zëdhënësi i OCHA, Patrick Nicholson.

Sipas OCHA, moti i ashpër në janar ka shkatërruar të paktën 935 tenda dhe ka dëmtuar më shumë se 9,000 të tjera në disa vende të zhvendosjes në veri të Sirisë./UBTNews/

Exit mobile version