Uthulla është një pastrues i njohur shtëpiak, i cili përdoret për të hequr gëlqeren, yndyrën dhe papastërtitë.
Megjithatë, disa sipërfaqe mund të dëmtohen nga përdorimi i saj.
Sipërfaqe prej guri
Uthulla mund të dëmtojë gurin natyror si graniti ose mermeri, duke hequr shkëlqimin dhe shtresën mbrojtëse. Përdorni sapun të butë dhe ujë ose detergjentë me pH neutral për pastrim.
Makinat për larjen e enëve
Edhe pse uthulla ndihmon për heqjen e gëlqeres, dëmton guarnicionet dhe nyjet e gomës. Për këtë, preferoni sodën e bukës ose produktet e rekomanduara nga prodhuesi.
Lavatriçet
Përdorimi i rregullt i uthullës mund të dëmtojë guarnicionet prej gome. Një alternativë është cikël larjeje bosh me sodë buke dhe ujë të nxehtë një herë në muaj.
Pajisjet me çelik inox
Uthulla mund të heqë shtresën mbrojtëse e shkakton njolla ose ndryshk. Pastrojini me ujë të ngrohtë, detergjent të butë dhe leckë të butë.
Dyshemet dhe mobiljet prej druri
Uthulla mund ta thajë drurin, të heqë shtresën mbrojtëse dhe ta bëjë dyshemenë të pa shkëlqim. Përdorni produkte të dedikuara për dru dhe një leckë të shtrydhur mirë.
Kolltuqet dhe sediljet prej lëkure
Uthulla largon vajrat natyralë nga lëkura, duke shkaktuar tharje dhe çarje. Përdorni produkte speciale për pastrimin dhe kujdesin e lëkurës.
Edhe pse uthulla është efektive për gëlqere dhe yndyrë, nuk është një pastrues universale. Duke zgjedhur produktet e duhura dhe duke pastruar sipërfaqet me kujdes, mund të ruani jetëgjatësinë e pajisjeve dhe mobiljeve tuaja. /A.Z/UBT News/
