Inteligjenca ukrainase sugjeron se Rusia po planifikon të formojë një forcë ushtarake me rreth 2 milionë njerëz. Rreth 300 mijë ushtarë u dërguan në Ukrainë në kuadër të mobilizimit të pjesshëm gjatë muajit shtator.
Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës paralajmëroi se Rusia mund të shpallë një valë tjetër mobilizimi gjatë ditëve në vijim.
“Përgatitjet për shpalljen e valës së ardhshme të mobilizimit në Rusi tashmë janë duke u zhvilluar në mënyrë aktive”, thuhet në njoftimin e Inteligjencës.
Tutje thuhet: “Sipas vlerësimeve të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, shkalla e masave të mobilizimit të kryera nga vendi agresor tregon rreth planeve të udhëheqjes së tij për të formuar një ushtri që numëron rreth 2 milionë njerëz”.
Aty u potencuan edhe ndryshimet e fundit në ligjet ruse sa i përket mobilizimit dhe u bë e ditur se trajnimi po vazhdon./UBTNews/