UBT News

Sipas Ukrainës, Irani do të furnizojë Rusinë me mbi 200 dronë këtë muaj

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka pohuar se Irani planifikon të dërgojë mbi 200 dronë në Rusi në fillim të këtij muaji.

Në mesin e dronëve janë Shahed-136 të prodhuar nga Irani, të quajtur gjithashtu ‘dronë kamikaze’, Mohajer-6 dhe Arash-2s.

Ukraina pretendon se Rusia ka përdorur tashmë më shumë se 400 “dronë kamikaze” gjatë luftës së saj në Ukrainë. Raportohet se Putini ka porositur deri në 2 mijë e 400 dronë./UBTNews/

Exit mobile version