Ushtria e Ukrainës thotë se mbi 45 mijë trupa ruse janë vrarë qëkur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt.
Në një postim në Facebook, shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi se rreth 45 mijë e 500 trupa janë vrarë deri më tani. BBC nuk arriti të verifikojë këtë pretendim.
Moska nuk ka dalë me njoftim se sa është numri i viktimave në mesin e trupave ruse që nga 25 marsi, kur bëri të ditur se 1 mijë e 351 persona janë vrarë. Nga ana tjetër, Perëndimi thotë se shifrat e sakta janë mes 15-20 mijë trupa të vrarë./UBTNews/