Vaksina më e re e COVID-19 është 54 për qind efektive në parandalimin e infeksioneve simptomatike te të rriturit, sipas një studimi të fundit nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Vaksinat e fundit, të cilat janë të disponueshme që nga viti i kaluar, u krijuan për të mbrojtur më mirë njerëzit kundër varianteve më të fundit të virusit.
Studimi i cili u publikua të enjten dhe përfshiu 9 mijë njerëz që u testuan për COVID-19 në farmacitë CVS dhe Walgreens në të gjithë SHBA-në, arriti në përfundimin se në 54 për qind të rasteve, injeksionet e reja parandaluan të rriturit e infektuar me virusin COVID-19 nga shfaqja e simptomave.
Gjetjet e studimit janë të ngjashme me ato të vëzhguara në vendet e tjera dhe të ngjashme me rezultatet e arritura nga vaksinat e mëparshme./UBTNews/