UBT News

Sipas Putinit, Ukraina do të shkaktojë ‘katastrofë’ në centralin bërthamor

Presidenti rus, Vladimir Putin ka fajësuar edhe njëherë Ukrainën për bombardimet në centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s, duke thënë se rrezikon një “katastrofë në shkallë të gjerë”. Sipas Kremlinit, ai i bëri këto komente në një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ekspertët perëndimorë thonë se Rusia po fajëson rivalët e saj për sulmet që ka kryer vetë.

Dje, Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për planifikimin e një provokimi në centralin bërthamor.

Eksperët perëndimorë thanë se Rusia duket se po përpiqet të krijojë konfuzion dhe të mbjellë dyshime duke akuzuar Ukrainën./UBTNews/

Exit mobile version