Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, lija e majmunëve mund të ketë “rezultate shkatërruese” te pacientët me imunitet të kompromentuar rëndë, siç janë ata me HIV e që nuk janë duke u trajtuar.
Hulumtimi i ri i botuar të mërkurën në Raportin Javor të Morbiditetit dhe Vdekshmërisë së CDC ekzaminoi të dhënat e rasteve klinike për 57 pacientë të shtrirë në spital me komplikime të lisë së majmunëve dhe zbuloi se 82% ishin të infektuar me HIV.
“Ky hulumtim na ndërgjegjëson që qasja në parandalimin dhe trajtimin e lisë së majmunëve dhe HIV-it ka rëndësi – për jetën e njerëzve dhe për shëndetin publik”, deklaroi Jonathan Mermin.
95% e pacientëve ishin meshkuj dhe shumica (68%) ishin me ngjyrë. 17 prej pacientëve u shtruan në repartin e terapisë intensive dhe 12 prej tyre vdiqën.
Nga pacientët që vdiqën, “lija e majmunëve ishte shkaktar i vdekjes ose faktori kontribuues në pesë prej këtyre rasteve, gjashtë raste të vdekjes po hetohen për të përcaktuar nëse lija e majmunëve ishte një faktor shkakësor ose kontribuues, dhe në një vdekje, lija e majmunëve nuk ishte një shkak ose kontribuues”, thuhet në raport./UBTNews/