Sipas një hetimi të Kombeve të Bashkuara për muajt e parë të luftës në Gaza, rezulton se si Izraeli ashtu edhe Hamasi kanë kryer krime lufte dhe shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar. Ky është hetimi i parë i thellë për sulmet e 7 tetorit dhe konfliktin që pasoi.
Raporti që u publikua të mërkurën vlerëson se të dyja palët kanë shpërfillur ligjin ndërkombëtar në konfliktin i cili ka nisur qe më shumë se tetë muaj dhe i cili rriti tensionet në Lindje të Mesme.
Raportet e Komisionit Hetimor të Kombeve të Bashkuara fillojnë më 7 tetor, ditën kur Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura palestineze filluan vrasjet dhe rrëmbimet në jug të Izraelit, duke lënë mbi 1 mijë e 200 njerëz të vrarë, kryesisht civilë. 250 njerëz të tjerë janë marrë peng./UBTNews/