UBT News

Sipas mediave shtetërore ruse thuhet se një kolonë autobusësh është larguar nga uzina e Mariupolit

Një tjetër kolonë autobusësh është larguar nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal, sipas mediave shtetërore ruse, përcjell UBT News.

Autobusët “gjoja me militantë të dorëzuar nga uzina Azovstal, të shoqëruar nga automjete të blinduara, u zhvendosën në dalje nga Mariupoli”, raportoi RIA Novosti, duke shtuar se nuk ka ndodhur asnjë e shtënë në fabrikën Azovstal disa orë përpara se kolona e autobusëve të largohej.

Të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, gjeneralmajor Igor Konashenkov, tha se 265 militantë, përfshirë 51 të plagosur rëndë, u dorëzuan në Azovstal dhe ishin evakuuar të hënën mbrëma.

Të gjithë ata që kishin nevojë për kujdes mjekësor u dërguan për trajtim në spitalin Novoazovsk në Republikën Popullore të Donetsk, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version