Gaza mund t ë përballet me një mbyllje të plotë mjekësore nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme për të mbrojtur shërbimet thelbësore, paralajmëroi të enjten Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
Kompleksi mjekësor Nasser dhe Spitali Evropian i Gazës, që ndodhen të dyja në Khan Younis të Gazës jugore, janë të vetmet spitale referuese “që ofrojnë shërbime të avancuara kirurgjikale dhe urgjence mjekësore me kapacitete të mëdha shtrati, të cilat nuk janë të mjaftueshme për të plagosurit dhe të sëmurët aktualë në të gjithë Gazën”, njoftoi Kryqi i Kuq.
Më shumë se 1.5 milion njerëz po përballen me kushte të rënda në Gazën jugore./UBTNews/