UBT News

Sipas Kremlinit, Uashingtoni “nuk dëshiron që lufta të përfundojë”

Kremlini thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po drejtojnë konfliktin në Ukrainë, teksa shtoi se ministri i Jashtëm i Kinës bëri shaka kur tha se “dora e padukshme” e ka fajin për luftën.

“Në këtë rast ndoshta mund të mos pajtohemi me shokët tanë kinezë. Kjo është sigurisht një shaka. E dini cila është shakaja: kjo nuk është një dorë e padukshme, kjo është dora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo është dora e Uashingtonit”, u tha Peskov gazetarëve.

“Uashingtoni nuk dëshiron që kjo luftë të përfundojë. Uashingtoni dëshiron dhe po bën gjithçka për të vazhduar këtë luftë. Kjo është dora e dukshme”, deklaroi ai tutje.

Duke iu referuar planit të paqes të Kinës, Peskov tha se Moska është në kontakt të vazhdueshëm me Pekinin dhe është e natyrshme që një vend kaq “i fuqishëm dhe autoritar” të ketë zë për problemet botërore./UBTNews/

Exit mobile version