UBT News

Sipas Kremlinit, grupi Wagner nuk ka ekzistencë ligjore

Kremlini tha se grupi mercenar Wagner nuk ka ekzistencë formale ligjore pas rrëzimit të një avioni të mërkurën, ku edhe u raportua vdekja e themeluesit të grupit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se grupi dha një “kontribut të madh” në fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe vlerësoi “heroizmin” e luftëtarëve të saj.

Në muajin qershor, mercenarët e Wagnerit u përpoqën të marshojnë drejt Moskës në rebelimin që synonte rrëzimin e drejtuesve të lartë të ushtrisë, në atë lëvizje që Putin e quajti si një “thikë pas shpine”./UBTNews/

Exit mobile version