Irani e ka cilësuar rrjetin e lajmeve në gjuhën perse me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Iran International, si një “organizatë terroriste” dhe e paralajmëroi Britaninë se “do të paguajë për veprimet e saj kundër Iranit”.
Në një intervistë që u transmetua të martën mbrëma, ministri i inteligjencës, Esmail Khatib dënoi Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin dhe Arabinë Saudite për gjoja përfshirjen e tyre në protesta brenda Iranit që u nxitën nga vdekja e një 22-vjeçareje në paraburgim gjatë muajit shtator.
Iran International është cilësuar si një “organizatë terroriste” nga aparati i sigurisë iraniane dhe ata që lidhen me të “kërkohen” nga ministria e inteligjencës së Iranit./UBTNews/