Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka theksuar se sot ekonomisë së Kosovës i mungojnë 500 milionë euro. E më pas reagoi ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se kjo është dezinformatë.
Deputeti Hoti u shpreh se bilanci bankar është dyfish më shumë, ndërsa investimet kapitale janë më të ultat në 20 vitet e fundit.
“Bilanci bankar dyfishi më shumë se sa që është i nevojshëm dhe investime kapitale më të ulëta ndonjëherë që ka parë Kosova në 20 vite edhe në kohën e pandemisë është punuar më shumë, dhe sipas vlerësimeve të mija sot ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro për shkak se ju as nuk po ua leni qytetarëve mjetet dhe as nuk po i shpenzoni vet”, tha ai.
Më pas ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e quajti dezinformatë atë që e tha deputeti Hoti. Sipas tij, për shkak të inflacionit është ngadalësuar ritmi i investimeve kapitale.
“Me dezinformatën që sapo e thatë që mungojnë para në ekonomi gjë që është e pavërtetë, krahasuar me vitin e kaluar bilanci bankar është më i ulët edhe në raportin 7 mujor edhe në raportin aktual sipas ditës së djeshme. Pra bilanci bankar është më i ulët që i bie që më shumë para ka hyrë në ekonomi dhe nëse e shikon kategoritë tjera të shpenizmeve sepse po manipulohet me shifrën e investimeve kapitale për shkak të inflacionit dhe për shkak të rritjes së çmimeve që i kanë detyruar punëkryesitë nuk ka të bëjë me bllokada prej qeverisë por për shkak se punë kryesit kanë hezitua me i krye punët kemi ngadalësim të ritmit të investimet kapitale edhe në nivel qendror dhe lokal”, tha ai.